E rëndë! 22-vjeçari merr peng dhe ekzekuton babanë, vëllanë dhe motrat e tij, policia e qëllon për vdekje

Një 22-vjeçar është qëlluar për vdekje nga policia e armatosur në Francë pasi mori peng disa anëtarë të familjes së tij dhe vrau pesë prej tyre, përfshirë babanë e tij.

Incidenti tronditës, ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku 22-vjeçari u izolua në një shtëpi me babanë, njerkën dhe tre fëmijët e tij në qytetin e vogël lindor të Douvres, rreth 30 milje në lindje të Lionit.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të sotëm, i riu i armatosur i armatosur me një armë zjarri, filloi të ekzekutonte anëtarët e familjes së tij, raporton Daily Mail.

Oficerët e policisë hynë në shtëpi dhe e vranë, por jo para se të pesë pengjet, përfshirë tre fëmijët, të ishin ekzekutuar.

As policia dhe as prokuroria lokale nuk konfirmuan identitetin e viktimave, ndërkohë nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje tragjike.