Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i pornografisë për fëmijë, 40 të arrestuar

Policia peruane arrestoi të mërkurën 40 persona , të cilët akuzohen si anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të pornografisë për fëmijë, i cili, sipas prokurorisë, drejtohet nga SHBA dhe Europa.

Të arrestuarit "i përkasin një rrjeti me 255 anëtarë në 17 vende të botës," tha zyra e prokurorit në një deklaratë. 

Ata i përkasin një organizate të quajtur "Deep Porn" dhe dyshohet se trafikonte imazhe pornografike me fëmijë të moshës 10-16 vjeç.

Sipas prokurorisë, rrjeti është i krijuar në vitin 2019 përdorte rrjete sociale si WhatsApp për të shpërndarë foto dhe video, shkruajne mediat e huaja. 

"Ne jemi në kontakt me qeveritë e huaja ," u tha gazetarëve prokurori Jorge Chavez, i cili drejtoi hetimin në kryeqytetin Lima. 

Ai tha se rrjeti kishte shitur më shumë se 10,000 foto dhe video pornografike të fëmijëve në internet.