Ministri rus tregoi synimet e Rusisë, SHBA ndihmon Ukrainën me raketa të tjera HIMARS
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallin paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, pjesë e së cilës janë dhe4 sisteme raketash artilerie me performancë të lartë HIMARS. Ndërkaq në vlerësimet e fundit nga komuniteti i inteligjencës amerikane mendohet se janë me përafërsi 15, 000 forca ruse të vrarë dhe ndoshta trefishi i të plagosurve që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi se do të shpallin një paketë të re mbështetëse për ushtrinë ukrainase nga inventari i SHBA-së këtë javë, dhe kjo paketë përfshin 4 sisteme raketash artilerie me performancë të lartë (HIMARS).
Austin foli në hapjen e takimit të Grupit të Kontaktit të Ukrainës, që u mbajt me video-konferencë, ku morën pjesë ministrat e mbrojtjes të rreth 50 vendeve. Ai tha se Rusia nuk mundi të arrijë asnjë nga qëllimet e saj për të “marrë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, për të rrëzuar qeverinë ukrainase dhe për të kapur lehtësisht rajonin e Donbasit”.
Austin u shpreh se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Ukrainës. Sekretari Austin informoi se në paketë do të përfshihet edhe municioni i raketave me shumë fuçi (MLRA).
Duke kujtuar se Britania e Madhe i dha Ukrainës sistemet MLRA, Austin tha se armët që do të furnizohen nga Gjermania do të jenë së shpejti në Ukrainë.
Pentagoni deri më tani i ka dhënë Ukrainës gjithsej 12 sisteme HIMARS. Me 4 sistemet HIMARS në këtë paketë të re, numri i sistemeve HIMARS të dhëna nga SHBA-ja për Ukrainën do të rritet në 16.
Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një bilanc të situatës së luftës në Ukrainë.
SHBA vlerëson se viktimat ruse në Ukrainë deri më tani kanë arritur në 15, 000 të vrarë dhe mendohet se numri i të plagosurve arrin në 45, 000.
Ndërkohë Rusia i klasifikon vdekjet ushtarake si sekrete shtetërore edhe në kohë paqeje dhe nuk i përditëson të dhënat apo t’i bëjë publike shifrat zyrtare të viktimave gjatë luftës.