Më shumë helikopterë duket se do të fluturojnë në Mars
Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po rimodelojnë planet e tyre për të sjellë kampionë gurësh nga Marsi, për studim në laboratorët e Tokës.
Ata shpresojnë të thjeshtojnë procesin, të ulin rrezikun dhe koston duke përdorur helikopterë në vend të një "rover fetch" të ndërtuar nga Britania.
Inxhinierët e Airbus në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë zhvilluar konceptin për vite me rradhë, kanë shprehur zhgënjimin e tyre, në Farnborough International Airshoë 2022.
Gjithashtu në shfaqjen e Hampshire, gjigandi italian i hapësirës ajrore Leonardo nënshkroi një marrëveshje prej 55 milion € për pajisjet kryesore të misionit.
Stenda e saj tregtare ekspozoi një model të përmasave aktuale të një krahu robotik - i kompletuar me "sup", "bërryl" dhe "dor" - ai tani do t'i dorëzohet agjencisë hapësinore amerikane Nasa deri në nëntor 2025.
Ministri i Jashtëm rus: Bisedimet e paqes nuk kanë kuptim
20 Korrik, 16:38
Testet e sofistikuara laboratorike të mostrave do të jenë ndoshta mënyra e vetme për të përcaktuar nëse ka apo ka pasur ndonjëherë jetë në Mars.
Por procedurat komplekse të përfshira në mision do të kushtojnë shumë miliarda.
Një platformë uljeje që përmban helikopterët, krahun robotik dhe raketën e kthimit do të niset për në Mars nga mesi i vitit 2028, me një kohë afërsisht dy-vjeçare.

