Rrufeja godet 10 ushtarë, 1 humb jetën e 9 të tjerë plagosen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2022, 07:35
Dhjetë ushtarë u goditën nga rrufeja në një bazë ushtarake në Xhorxhia, Shtetet e Bashkuara, ku si pasojë njëri ka humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur.
Incidenti ndodhi në një qendër trajnimi në Fort Gordon, në periferi të Augusta, rreth 225 kilometra në lindje të Atlantës.
Baza është shtëpia e Ushtrisë Amerikane të Komunikimeve dhe Qendra e Ekselencës Kibernetike, një akademi për sigurinë kibernetike dhe trajnimin e luftës elektronike.
Përfaqësuesi i bazës tha se ushtarët po merrnin pjesë në një aktivitet stërvitor kur u goditën nga rrufeja, raportojne mediat e huaja.
Sipas mediave amerikane, në rajon kanë mbizotëruar kushte të këqija atmosferike, me stuhi të forta vende-vende.
