VIDEO- Nervat tel në Iran, Erdogan e lë 1 minutë në pritje, shikoni nervozimin e Putinit

Presidenti rus Vladimir Putin kaloi një situatë të sikletshme të martën, (19 korrik) para kamerave, teksa ju desh të priste për gati një minutë që të takonte presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.

Putin ishte në një udhëtim të rrallë jashtë vendit në Teheran, kryeqytetin e Iranit, kryesisht për të diskutuar konfliktin në Siri.

Në pamjet e marra përpara takimit, ai mund të shihet duke u futur në dhomë, me sa duket duke pritur që Erdogan ta ndjekë.

Më pas ai lëviz në vend sa njërën këmbë, sa tjetrën. Nuk mungojnë edhe shprehjet aspak të këndshme në fytyrën e tij që shfaqin qartazi tension dhe lojë nervash.

Kamera, e drejtuar nga agjencia shtetërore turke e medias Anadolu, zmadhon fytyrën e tij ndërsa ai pret. Pas 40 sekondave torturuese të fokusit të kamerave, Erdogan mbërrin.

"Përshëndetje, si jeni, mirë?" tha Erdogan ndërsa më pas buzëqeshën me njëri-tjetrin dhe shtrënguan duart.

Gazetarja e National Joyce Karam postoi një video të incidentit në Tëitter, duke theksuar se ai thotë "shumë" për statusin global të Putinit që nga pushtimi i Ukrainës.

Mediat e krahasuan incidentin me të tjerat kur Putini linte në pritje liderët botërorë në të kaluarën, veçanërisht në Moskë në vitin 2020 kur Erdogan u la në pritje për rreth dy minuta nga udhëheqësi rus përpara një takimi.