Italia prag krizës politike, Draghi pret votëbesim, të mërkurën voton Senati, të enjten dhoma e deputetëve

Politika italiane mund të kalojnë në krizë, e ndoshta në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes të kryeministrit Mario Dragi, e cila u refuzua nga Presidenti që i sugjeroi marrjen e votëbesimit të senatorëve dhe deputeteve, mbështetjen e të cilëve, kreu i ekzekutivit beson se nuk e gëzon më. Të mërkurën dhe të enjten dy dhomat e parlamentit Italian do të votojnë për fatin e qeverisë Dragi, dhe rezultati i tyre do të përcaktojë edhe të ardhmen politike në vend.

Kjo e mërkurë është një ditë e rëndësishme për të ardhmen e qeverisë italiane.

Kryeministri Mario Draghi ka prezantuar para Dhomës së Senatit italian motivet e vendimit të tij për t'u dorëhequr nga drejtimi i saj, vendim që Presidenti i Republikës Sergio Mattarella e ktheu pas duke orientuar se qe Parlamenti që i dha votëbesimin qeverisë teknike e të bashkimit kombëtar të Mario Draghit e po parlamentit i takon të vendos fatin e saj po me votëbesim.

E pikërisht me paktin e bashkimit kombëtar e nisi fjalën e tij para senatorëve Mario Draghi duke kujtuar se 18 muaj më parë mori impenjmin për të drejtuar këtë qeveri nisur nga emergjencat e mëdha që kishte vendi; emergjenca pandemike, ekonomike e sociale.

KM Draghi kuijtoi se kreu i shteti italian e identiikoj qeverinë e tij si "një ekzekutiv i profilit të lartë e pa asnjë formulë poliktike, duke u vënë në dukje sukseset e arritura gjatë drejtimi të ekzekutivit nga ana e tij.

Më tej ai u ndal tek arsyeja e dorëheqjes, duke e vënë theksin tek vota e së enjtes së shkuar, e cila sipas tij certifikoi fundin e paktit të besimit.

Por ajo çka ndoshta duhet të lexohet me kujdesin e momentit kritik janë fjalët e Draghit që para Seantit italian kërkoj "Rindërtimin e paktit të bashkimit nga e para me altruizëm, me kurajo e besueshmëri.

Për të vijuar detyrën e kryeministrit kërkohet votëbesimi nga të paktën 161 senatorë, E loja mbetet më pas e hapur në Dhomën e Deputetëve.

Gjithsesi fjalën e fundit do ta ketë serish Kryeministri Mario Draghi.