Britani/ Rishi Sunak dhe Liz Truss do të konkurrojnë për liderin e ri të Britanisë

Rishi Sunak dhe Liz Truss do të jenë dy kandidatët që do të pretendojnë drejtimin e konservatorëve dhe në vijimësi edhe kryeministrin e Britanisë.

Ish-sekretarja britanike e Mbrojtjes Penny Mordant është përjashtuar nga raundi i garave brenda partisë të së martës.

Konkretisht, rezultatet e këtij procesi zgjedhor rezultuan se Rishi Sunak ishte në vendin e parë me një diferencë të madhe, duke mbledhur 137 vota. Në vend të dytë renditet ish-sekretarja e Jashtme dhe konservatorja “e vijës së ashpër”, Liz Truss, me 117 vota.

Jashtë garës ish-sekretarja britanike e Mbrojtjes Penny Mordant me 105 vota. 

Fituesi përfundimtar do të shpallet më 5 shtator me votën për liderin e ri konservator të hapur për anëtarët konservatorë. 

Të dy kandidatët kanë rënë dakord të marrin pjesë në një debat të BBC të hënën më 25 korrik.