"Droga sheshit", në Kabul edhe qentë janë të varur prej saj

Kabul është në mes të një epidemie të tmerrshme të varësisë nga droga, ku edhe qentë janë të lidhur me heroinën dhe trupat e afganëve të mbidozuar dergjen nëpër rrugë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Disa imazhe janë publikuar nga jeta atje, që tregojnë varësinë e shfrenuar nga droga që ka pllakosur mijëra persona në kryeqytet pas viteve të luftës dhe kthimit të talebanëve.

Qindra burra dhe gra me heroinë, opium dhe meth u fotografuan të shpërndarë nëpër një kodër me pamje nga Kabuli, ndërsa qentë e droguar vërshonin përreth.

"Droga sheshit", në Kabul edhe qentë janë të varur

Në mes të mbeturinave mund të shiheshin edhe trupat e qenve të mbidozuar.

Numri në rritje i të varurve gjendet në parqe dhe kanalizime të ujërave të zeza, nën ura dhe në kodra të hapura në Kabul.

Varësia nga droga ka qenë prej kohësh një problem i madh në Afganistan, prodhuesi më i madh në botë i opiumit dhe heroinës dhe tani një burim kryesor i metamentit.

"Droga sheshit", në Kabul edhe qentë janë të varur

"Droga sheshit", në Kabul edhe qentë janë të varur

"Droga sheshit", në Kabul edhe qentë janë të varur