Propozimi francez, vazhdon edhe sot seanca më Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Do të vazhdojë edhe sot në orën 11:00 debati i në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut lidhur me propozimin francez.
Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili tha se ky propozim evropian për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian dhe për fillimin e negociatave të vendit me BE-në pasqyron qëndrimet e përcaktuara.
Ndërkohë, më herët, në një fjalim para deputetëve, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se me pranimin e propozimit, vendi do të bëjë një hap tjetër drejt BE-së.
Në debatin në Kuvend pas fjalimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, gjatë të cilit deputetët e OBRM-PDUKM-së bënë zhurmë me bori dhe bilbila që të mos dëgjohej fjalimi i tij dhe mbanin pankarta “tradhtarë të popullit”, “gjuhë dhe identitet”, “populli thotë jo, ndërgjegjësohu”, deputetët e opozitës thanë se nuk do të lejojnë “të hapet dhe ndryshohet Kushtetuta” dhe akuzuan se propozimi i ofruar cenon gjuhën, identitetin dhe historinë dhe se bëhet “bullgarizimi”.
Deputetët e koalicionit qeverisës iu përgjigjën se të gjitha gënjeshtrat dhe manipulimet e OBRM-PDUKM-së kanë rënë vesh të shurdhët dhe partia duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për përhapjen e “gënjeshtrave e mjegullnajave”.
Ndërkaq, jashtë dyerve të Kuvendit, ditën e djeshme u mbajt edhe një protestë nga qytetarët të cilët kundërshtojnë propozimin francez dhe hodhën thirrje kundër bullgarizimit.

