Zbulimi i fabrikës së drogës në Ohër, kryebashkiaku i Pogradecit: Dhëndri është me pushime në Turqi

Kryetari i Bashkisë së Maqedonisë mohon lajmin se dhëndri i tij i përfshirë në fabrikën e drogës që kapur ditën e sotme.

Ai bëri me dije se dhëndri i tij është me pushime në Turqi dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

Policia e Maqedonisë së Veriut në orët e hershme të mëngjesit zbuloi një fabrikë droge në fshatin Orovnik të Ohrit.

Autoritete bëjnë me dije se janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marijuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.

Në këtë aksion janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cilëve edhe dhëndëri i kryetarit të Pogradecit, Ilir Xhakolli, për të cilin thuhet se ka qenë pronar i fshehur i kësaj “fabrike”.