Greqi/ 3-vjeçari shqiptar mbytet në pishinë, babai po punonte pranë banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ishullin e Kretës, ku një 3-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa po luante rreth pishinës.

Mediat greke bëjnë me dije se fëmija u mbyt në pishinë teksa i ati ishte duke punuar pranë banesës.

Sipas informacioneve, fëmija është nxjerrë pa ndjenja nga pishina pak kohë pasi kishte rënë brenda.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ndihma mjekësore, të cilët e kanë gjetur vogëlushin në gjendje kome dhe më pas e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Chanias.

Fatkeqësisht 3-vjeçari nuk arriti të mbijetonte edhe pas përpjekjeve të shumta të ekipit mjekësor.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.