I dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares para Gjykatës: S’po thom që jom i pafajshëm, po s’di
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2022, 12:39
Dardan Krivaqa, i akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit, ka dalë sot para gjykatës.
Ndërkohë i pyetur nga gjykata në lidhje me fajësinë apo pafajësinë, Krivaqa është mbrojtur në heshtje.
Ai ka deklaruar vetëm se nuk thotë se është i pafajshëm.
“S’po thom që jam i pafajshëm, po s’di”.
Ndërkaq, i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu, është deklaruar i pafajshëm për veprat që ngarkohet.
Në gjykimin ndaj Krivaqës e Sejdiut, janë parë edhe prindërit e Marigona Osmanit.
