"Gjuha është e juaja", Von der Leyen çon në këmbë shumicën, VMRO thërret "tradhtarë"

Gjatë fjalës së saj ditën e sotme në parlamentin maqedonas, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ngriti në këmbë pozitën teksa deklaroi se BE nukd o të bie dakord për gjuhën maqedonase për të heqëur veton bullgare.

"Maqedonishtja është e juaja dhe ne e respektojmë plotësisht këtë. Prandaj në propozimin e rishikuar thuhet – gjuha maqedonase, pa kualifikime nga BE-ja”, tha Ursula von der Leyen.

Kaq ka mjaftuar që shumica e deputetëve të parlamentit të cohen në këmbë dhe të brohorasin teksa është dëgjuar nga disa deputetë të VMRO parrulla "Tradhtarë".