Protesta në Maqedoni kundër kushteve bullgare, 5 të arrestuar, Mickoski: Të dëgjojë e gjithë bota
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2022, 17:47
Ditën e sotme 14 korrik 2022 janë arrestuar pesë persona të cilët kanë hedhur sende të forta në objektin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kundër kushteve bullgare.
Kështu, u ndaluan S.N. (44 vjeç) nga Shkupi, D.K. (41 vjeç) nga Shkupi, A.S. (30 vjeç) nga fshati Bardovci, M.S. (26 vjeç) nga Shkupi dhe B.C. (29 vjeç) nga Konjari i Poshtëm.
Ndërkohë, protestuesve u është bashkuar Hristijan Mickoski, kreu i VMRO-DPMNE-së, i cili kërkon që të protestohet me mendje.
Mickoski: Për atë jemi këtu të protestojmë, le të dëgjojë e gjithë bota, por do duhet me mendje dhe jo me forcë të ndalet kjo, me forcë nuk mundet.
