Zbulohet fabrika e drogës në Ohër, arrestohet edhe dhëndri i një politikani shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2022, 11:59
Policia e Maqedonisë së Veriut në orët e hershme të mëngjesit ka zbuluar një fabrikë droge në fshatin Orovnik të Ohrit.
Autoritete bëjnë me dije se janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marijuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.
Vlerësimet e para të policisë maqedonase flasin se vlera e drogës së konfiskuar është shumë e madhe.
Fabrika ka qenë e regjistruar si filial e kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marijuanës.
Në këtë aksion janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cilëve edhe dhëndëri i kryetarit të Pogradecit, Ilir Xhakolli, për të cilin thuhet se ka qenë pronar i fshehur i kësaj “fabrike”.
