FOTO/ Publikohen pamjet nga aksidenti tragjik që u mori jetën 2 vëllezërve në Greqi

Mediat greke, kanë dhënë detaje në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme (13 Korrik), ku si pasojë humbën jetën dy vëllezërit shqiptar 27 dhe 30 vjeç.

Mediet greke bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në Lamia-Livadeia, ndërkohë që 30-vjeçari shqiptar që drejtonte makinën, sipas informacioneve ka qenë me shpejtësi.

Makina me 5 pasagjerë humbi kontrollin duke u përplasur me kangjellat. Për shkak të shpejtësisë, 30-vjeçari nuk ka mundur ta mbajë mjetin dhe ka përfunduar në lumin Erkyna.

FOTO/ Publikohen pamjet nga aksidenti tragjik që u mori jetën 2

Mediet kanë publikuar pamjet e aksident tragjik ku shihet se makina është përmbysur në lum.

FOTO/ Publikohen pamjet nga aksidenti tragjik që u mori jetën 2

Po ashtu si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur rëndë një 31-vjeçar me origjinë shqiptare dhe 2 grekë të cilët po udhëtonin së bashku në makinë.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa policia po heton shkaqet e plota të aksidentit tragjik.

 

FOTO/ Publikohen pamjet nga aksidenti tragjik që u mori jetën 2