Ali Ahmeti: Propozimi francez nuk cenon gjuhën maqedonase, kemi në dorë të ardhmen
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se duhet të vuloset e ardhmja Maqedonisë së Veriut drejt Evropës.
Ai tha se në këto momente politikanët kanë mbi supe ardhmërinë e vendit si dhe një përgjegjësi të madhe nëse do të shkohet apo jo drejt integrimit.
Ahmeti: Në këto çaste vendimtare për ardhmërinë e vendit, po ju shkruaj nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ku bashkë me kolegët deputetë kemi mbi supe përgjegjësinë madhore për të vendosur se a do të vazhdojë apo jo vendi ynë hapjen drejt rrugës së integrimit.
Bashkë kemi ndërmarrë vendime të rëndësishme që u dëshmuan të dobishme për të gjithë ne, prandaj këto ditë le të reflektojmë thellë dhe le të vulosim ardhmërinë tonë evropiane. Evropa na pret.
Pak më herët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut foli edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila dha mbështetjen për identitetin e gjuhës.
