"E gris në foltore", deputetja e VMRO-DPMNE: Administratorët bashkëkohorë maqedonas kanë dorëzuar një dokument fals
Ende pa nisur mirë seanca plenare në Kuyvendin e Maqedonisë së Veriut është shtyrë sërish me një orë.
Në fillim të seancës, në rendin e ditës të së cilës ishin informacione për përmbajtjen e Propozimit për kornizën negociatore për negociatat për anëtarësim të Maqedonisë me Bashkimin Evropian dhe ku fjalën hyrëse duhet ta mbante kryeministri Dimitar Kovaçevski, deputetja Dafina Stojanovska e mori fjalën për procedurë.
Por sapo u ngjit në foltore ajo grisi dokumentin për të cilin duhet të zhvillohet debat dhe tha se pa vulën e popullit maqedonas asnjë dokument nuk do të kishte legjitimitet.
"Me administratorë të tillë modernë maqedonas nuk na duhen më as okupatorë të brendshëm, as të jashtëm, fashistë, nazistë, terroristë", tha Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE.
Si vërejtje procedurale, ai tha se nuk është sipas Rregullores që të ndalet debati për ribalancimin e buxhetit për të filluar me një seancë tjetër.
Stojanovska kërkoi një pushim prej një ore dhe në këtë kohë, sipas saj, Kuvendi duhet t'ia kthejë Qeverisë dokumentin e rremë, të cilin Qeveria ia ka vendosur Kuvendit edhe pse bëhet fjalë për mbajtjen e një konference ndërqeveritare.
"Rroftë demokracia, më vjen mirë që edhe kjo po ndodh, por ju nuk keni kërkuar pushim sipas një neni përkatës nga Rregullorja e punës”, tha kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Ai shtoi se diskutimi pas ribalancimit të buxhetit tashmë është ndërprerë njëherë me kërkesë të VMRO-DPMNE-së dhe se tani ka një reagim të pabazuar procedural.
"Megjithatë, do t'ju jap një pushim", tha Xhaferi më pas.
