Çfarë po ndodh në Mali i Zi? Vujovic: Kisha po kërkon ekstraterritorialitet, nuk mund të jetë mbi shtetin
Politologu Zlatko Vujovic nga Mali i Zi gjatë një interviste për RTV ORA me gazetarin Sebastian Zonja foli rreth mosmarrëveshjeve që ka lidhur me firmosjen e një marrëveshje mes Kishës Ortodokse dhe qeverisë së Abazoviç.
Sipas politologut Vujovic problemi ka të bëjë me atë që kisha po kërkon ekstraterritorialitet.
Zllatko Vujoviç: Aktualish problemi ka të bëjë me atë që kisha po kërkon ekstraterritorialitet që të ketë të drejta jo vetëm mbi manastiret por dhe prona të tjera. Ata gjithashtu kërkojnë që prokurorët dhe policët të mos investigojnë aktivitetet e tyre, lidershipin e tyre sa i përket prijësve të Kishës Ortodokse që është gjithashtu kundër ligjit tonë. Gjithashtu po kërkojnë dhe për lëndë fetare në shkollat tona gjë që është e ndaluar. Nëse do të fusnim këtë lëndë në shkollë do të kishte klasa të ndryshme, do të ndaheshin në bazë të nacionalitetit dhe fesë dhe do të sillte tensione në shkollë. Çështje e rëndësishme është dhe ajo e pronave të kishës.
“Mali i Zi nuk ka probleme që të nënshkruaj një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe por kisha nuk mund të jetë mbi shtetin por duhet të harmonizojmë sjelljen e tyre. Nëse nuk e bëjmë do të kemi probleme të rënda politike. Po flasim për një faktor politik që ata (kisha) marrin pjesë në zgjedhje dhe mbështesin një palë ose një tjetër dhe ata kontrolloni dhe qeverinë e mëparshme. Tani po shohim dhe ndikim e kishës mbi zotin Abazoviç.”
