Sherr masiv mes 6 shqiptarëve në Itali, bashkatdhetarët përleshen me kaçavida, njëri plagoset rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2022, 16:08
Një sherr masiv ka ndodhur mes 6 shqiptarëve në Itali.
Mediat italiane, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ka ndodhur në Certosa të Italisë ku shqiptarët tyre pasditen e djeshme, janë përleshur me mjete të forta e kaçavida.
Policia njofton se fillimisht, 4 shqiptarë kanë zbritur nga makina dhe kanë sulmuar 2 bashkatdhetarët pasi ditët e fundit u ishte ndaluar hyrja në një lokal nate.
Nga kjo ngjarje një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
