U denoncuan nga LSI, SPAK pezullon aktivitetin e kompanive të lidhura me incineratorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2022, 11:51
Pezullohet aktiviteti në kompanitë e denoncuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Vendimi është marrë me urdhër të SPAK ndërsa ka kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtyre kompanive.
Referuar të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit aktiviteti i tyre është pezulluar këtë të martë.
Pak dit ëmë parë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat sipas saj kishin bërë evazion fiskal me incineratorët.
Kryemadhi tha se do ta dorëzonte në SPAK një dosje të tillë, duke kërkuar që të dalin para përgjegjësisë ata që janë përfshirë në këtë aferë.
