“Porto Romano aferë korruptive”, PD: Informojmë NATO-n, 1 milion m2 tokë do i jepen kompanisë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Zëdhenësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat tha se informon NATO-n se prapa idesë së portit ushtarak të Porto Romanos të iniciuar nga Edi Rama  fshihet një nga aferat më të mëdha korruptive.

Sipas saj spostimi i portit ekzistues bëhet për ti dhënë një kompanie në Emiratet e Bashkuara Arabe 1 milion metra katror të portit ekzistues të Durrrësit.

Floriana Garo: Ne informojmë NATO-n se prapa idesë së portit ushtarak të Porto Romanos së Edi Ramës  fshihet një nga aferat më të mëdha korruptive të kohës. Spostimi i portit ekzistues tregtar  dhe ushtarak mijëra vjeçar të Durrësit për në Porto Romano, ky spostim bëhet pas një marrëveshje të Edi Ramës me El Amar Presidenti i një kompanie në Emiratet e Bashkuara Arabe për ti dhënë kësaj kompanie në kundërshtim me çdo rregull  1 milion metra katror të portit ekzistues të Durrrësit. Sipas Ramës ky do të jetë truall për ndërtime si në Dubai. Kjo marrëveshje në të cilën dyshohet se kryeministri dhe politikanë të tjerë shqiptarë kanë interesa direkte është jotransparente dhe korruptive.