Shoqëria civile kundër projektit të qeverisë për Butrintin: Nuk shiten vlerat kombëtare
Shoqëria civile vijon rezistencën e saj në mbrojtje të parkut kombëtar të Butrintit.
Aktivisti Aulon Kalaja deklaroi se lëvizja e tyre ka të bëjë me mbrojtjen e Butrintit nga pushtuesit.
Kalaja: Ne biem dakord për ta mbrojtur Butrintin nga pushtuesit në këtë rast. Kemi edhe kundërshtime për kreu e Bordit i cili thotë se Saranda dhe Butrinti janë greke. Ne e kundërshtojmë këtë projekt.
Ndërsa Apollon Baçe deklaroi se parku nuk ka vlerë dhe si i tillë as nuk shitet.
Baçe: Shumë gjynah, në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo. Këto janë vlera shpirtërore të kombit.
Sazan Guri deklaroi se ky ligj nuk do të kalojë mbi shpinën e popullit shqiptar.
Guri: Forcën ligjore do ta tregojë Gjykata Kushtetuese dhe ajo në Strasburg. Shpresojmë që ky ligj t ëmos kalojmë mbi shpinën e popullit shqiptar.
Deklaratat e tyre aktivistët e Mbrojtjes së Butrintit i bënë pak minuta para nisjes së diskutimeve në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.
Aty u shqyrtua dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nën zonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e parkut kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

