Johnson e lë "lojën" të hapur, nuk do të mbështesë asnjë nga zëvendësuesit e tij të mundshëm
Kryeministri britanik, Boris Johnson, refuzoi sot që të mbështesë ndonjë prej kandidatëve në garë për ta pasuar atë, duke thënë se ai nuk donte të cënonte shanset e tyre.
"Unë nuk do të doja të lëndoja shanset e askujt duke ofruar mbështetjen time," tha Johnson në paraqitjen e tij të parë me gazetarët që kur njoftoi synimin e tij për të dhënë dorëheqjen javën e kaluar.
Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i tij tha se Johnson nuk planifikonte të vendoste një taksë të jashtëzakonshme mbi fitimet e kompanive të energjisë elektrike përpara se të largohej nga posti i kryeministrit.
I pyetur nëse taksa e njëhershme e vendosur për prodhuesit e naftës dhe gazit do të shtrihet edhe për kompanitë e energjisë, zëdhënësi tha:
“Ne nuk do të kërkojmë të vendosim politika të reja apo vendime të mëdha fiskale. Kështu që nuk ka plane për diçka të tillë”.
"Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë madhësinë e fitimeve dhe të shqyrtojmë hapat e duhur, por nuk ka plane për ta prezantuar apo shtrirë këtë në atë grup," shtoi ai.

