Zelensky akuzon Rusinë se synon qëllimisht civilët
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensy, ka akuzuar Moskën për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve në një sulm raketor që vrau 18 persona në Chasiv Yar dhe premtoi se "ndëshkimi është i pashmangshëm për çdo vrasës rus".
Zelenskiy iu referua sulmit në qytetin e rajonit Donetsk në Ukrainën lindore gjatë fjalimit të tij kombëtar, duke thënë se një operacion shpëtimi vazhdon për të gjetur "dhjetëra njerëz" të bllokuar nën rrënoja pasi u shkatërruan dy ndërtesa të larta.
Kushdo që jep urdhër për goditje të tilla, kushdo që i kryen ato në qytete të zakonshme, në zona të banuara, vret absolutisht me dashje. Pas goditjeve të tilla, ata nuk do të mund të thonë se nuk dinin ose nuk kuptonin diçka.
Ndëshkimi është i pashmangshëm për çdo vrasës rus. Absolutisht për të gjithë. E njëjta gjë si për nazistët. Dhe le të mos presin që shteti i tyre t'i mbrojë. Rusia do të jetë e para që do t'i braktisë kur të ndryshojnë rrethanat politike.
Andriy Yermak, shefi i shtabit të Zelensky, tha në postimin e tij në Telegram se sulmi ishte "një tjetër sulm terrorist" dhe se Rusia duhet të caktohet si një shtet sponsorizues i terrorizmit si rezultat.
