"Sundimtar" jo "President", aleatët e Kremlinit kërkojnë ndryshimin e titullit për Putin
Aleatët e Kremlinit kanë kërkuar që Vladimir Putin të trajtohet si 'Sundimtari' i vendit dhe jo si titulli i tij aktual 'President'.
Partia Liberal Demokratike (LDPR) ka propozuar titullin "Pravitel", një titull rus, pasi i përshtatet më shumë statusit dhe rolit të Putinit.
Partia e krahut të djathtë ka 22 vende nga 450 në parlamentin e vendit dhe aktualisht përdoret nga Kremlini për të përhapur idetë e tij më radikale dhe për të mbledhur prova mbi popullaritetin e tyre.
Ajo vjen ndërsa Rusia vazhdon të kërkojë terma të rinj për produktet, markat dhe fjalët nga Perëndimi mes sanksioneve për shkak të pushtimit të Ukrainës në shkurt.
LDPR ka argumentuar në mediat ruse se titulli aktual 'President' i Putinit në fakt u krijua për herë të parë në SHBA në shekullin e 18-të, raporton The Telegraph, dhe Pravitel duhet të përdoret në vend të tij pavarësisht nga konotacionet e tij autokratike.

