Roma "pushtohet" nga derrat e egër e mbeturinat: UNESCO shpëto Romën nga degradimi!

Roma, qyteti më i bukur në botë, kryeqytet jo vetëm i Italisë, por i historisë së artit, arkitekturës e kulturës botërore, po kalon një emergjencë urbane që ka vënë në alarm banorët e ka çuar në një debat të fortë politik e publik, qeverisjen lokale me kryetarin e ri të Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri.
Mbetjet urbane kanë pushtuar rrugët, trotuaret, sheshe jo vetëm periferike, por dhe qendrën e saj historike aty ku çdo ditë miliona turistë fotografojnë bukuritë arkitektonike të këtij qyteti.
Derra të egër e pulëbardha në kërkim të ushqimit "shëtisin" qetësisht në lagje e rrugë të famshme romane, ku dikur "dolce vita" e aktorëve hollyëoodianë mbushte faqet rozë të mediave botërore e në territorin e asaj që konsiderohet pasuri e UNESCO-s.
Zjarre të fuqishme, e veç dy hapa larg qendrës, pothuajse çdo ditë detyrojnë evakuimin për orë të banorëve nga banesat e tyre.
Një situatë krejtësisht të pazakontë po jeton ky kryeqytet në mes të periudhës më të favorshme turistike, ku statistikat flasin për një boom turistik që ka kapërcyer shifrat e vitit para Covid, pra të 2019.
Degradimi urban i këtij qyteti ka detyruar banorë, shoqata e aktivistë të nën shkruajnë një apel e një letër adresuar Lazare Eloundou Assomo, drejtorit të UNESCO-s ku sinjalizojnë gjëndjen që po kalon qëndra historike e Romës e cila është një pasuritë e njerëzimit.
Prej vitit 1980 UNESCO ka vlerësuar qëndrën e këtij qyteti "sekuencë e pandërpreë e një historie tre mijëvjeçare" me garancinë e bashkisë së këtij qytetit që përmes një plani strategjik të mbrojë, zhvillojë e promovojë asetet e këtij territori.
Përveç degardimit, mbetjeve urbane, papastërtisë e moskujdesjes ndaj siteve historike e arkeologjike, banorët denoncojnë dhe abuzivizmin e lokaleve e restoranteve që kanë mbushur rrugica e sheshet me rradhë tavolinash plot turistë që influencojnë në pisllëkun e qytetit si dhe shëmtojnë bukuritë e kësaj zone pasuri e botës.
Përmes letrës drejtuar UNESCO-s, banorët shpresojnë që bashkia e Romës të jetë më e vëmendshme e më efikase për të kryer detyrimet e saj.
Roma prodhon çdo vit rreth 1 milionë e 700 mijë tonë mbetje urbane e pak ditë më parë impianti kryesor i përpunimit të mbetjeve urbane të qytetit u përfshi nga flakët, duke vënë në vështirësi administratën lokale në menaxhimin e këtij sistemi.
Denoncimi i kësaj situate vjen dhe nga personazhë të njohur të artit, kulturës, media romane që përmes rrjeteve sociale denoncojnë me foto e video situatën në qyteti.
"Roma si në vendet e botës së tretë", "Roma është e pisët jo vetëm gna ata që e bëjnë pis, pra nga njerëzit jo civilë, por është pis dhe pse askush nuk e pastron", shkruajnë aktorët Alessandro Gasman e Claudia Gerini, gazetari Massimo Goleti, sipërmarrësi Flavio Briatore e shumë të tjerë.
Bashkia e Romës, justifikon se mungesa e rreth 300 operatorëve ekologjikë në pastrimin e qytetit ka çuar në krizë planin organizativ të punës e që është shumë shpejt drejt zgjidhjes.
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Romë, Roberto Gualtieri, në një intervistë të dhënë sot për "Corriere della Sera", është i bindur se pas zjarrëve të shpeshta që pothuasje çdo ditë po përfshijnë zona e territore të caktuara romane, është dora e njeriut, pra qëllimi dashakeqës i autorëve.
"Pas djegjes së impiantit të Malagrottës, kanë mbetur nëpër rrugë rreth 2000 ton mbeturina urbane", ka deklaruar kryebashkiaku i Romës," e çështja e mbeturinave është sfida më e madhe e administratës time, e dija qysh në nisje" është shprehur ai.
Ndërsa mbi derrat e egër që kanë pushtuar qytetin ai ka informuar se ka nisur vrasja e tyre, pasi janë shtuar shumë e janë të rrezikshëm.
Ndaj situatës në Romë kanë apeluar dhe përfaqësues të forcave të ndryshme politike si Maurizio Gasparri i Forza Italia që e konsideron "gjëndje apokaliptike".
E për Maurizio Jervolino sekretari i Partisë Radikale,"situata në Romë tregon falimentimin e politikës."



