Kriza e gazit, Italia “shtrëngon rripin”: Fiken dritat e rrugëve të fikur dhe më pak ngrohje në shtëpi
Ekzistojnë tre nivele alarmi për krizën e gazit me ndërprerjen e furnizimeve nga Rusia dhe Italia aktualisht është e bllokuar.
Nëse Moska do të pezullojë përgjithmonë furnizimet ndaj BE-së (të cilës i siguroi 44% të nevojave të saj vitin e kaluar), qeveria do të detyrohej të fillonte fazën e emergjencës.
Ndër masat që janë ndërmarrë janë: shtyllat e llambave të fikura dhe më pak ngrohje, në banesa edhe dy gradë më pak dhe parashikohet racionimi.
Plani parashikon një sërë ndërhyrjesh që variojnë nga racionimi i gazit tek industritë me intensitet energjie deri tek përdorimi më i madh i termocentraleve me qymyr për prodhimin e energjisë elektrike.
Sikurse raporton La Repubblica futja e politikave shtrënguese të konsumit do të përfshijnë: ngrohje më e ulët, me ulje deri në dy gradë të temperaturës në shtëpi dhe zyra, kursime në ndriçimin publik, me orë të reduktuara të ndriçimit të llambave të rrugëve.
Këto masa duhet të zgjasin derisa gazi rus të zëvendësohet me furnizime nga vende të tjera.
