Vajza 3 vjeçare për pak sa nuk vdiq pasi u kafshua nga një mace

Vogëlushja Evie Phillips-Godfrey, 3 vjeçe, doli për një shëtitje në një park pranë shtëpisë së saj në Yate, South Gloucs , me nënën e saj Steph Phillips kur ajo zgjati dorën për të përkëdhelur një mace.

Por papritmas macja nguli dhëmbët e mprehtë në krahun e saj të majtë.

Pasi u dërgua me urgjencë në spital për të mjekuar plagët e saj, Evie shfaqi temperaturë të lartë prej 40.8 gradë.

mjekët zbuluan se ajo kishte pësuar Sepsis (është një reagim kërcënues për jetën ndaj një infeksioni . Ndodh kur sistemi juaj imunitar reagon ndaj një infeksioni dhe fillon të dëmtojë indet dhe organet e trupit tuaj).

Kirurgët kryen dy operacione te Evie e vogël për të pastruar plagën dhe për të hequr infeksionin.

Evie kaloi rreth pesë netë në spital dhe tani po shërohet në shtëpi me nënën e saj dhe tre motrat dhe vëllezërit.

Nëna e Evie, Steph tani u bën thirrje prindërve që të jenë vigjilentë.