Papa Francesku "flet" rusisht, thirrje për të ndalur dhunën në Ukrainë
Papa Francesku ka bërë sërish thirrje për të ndalur luftën në Ukrainë. Kësaj rradhe ai madje ka ndryshuar gjuhën e tij duke e ribërë thirrjen në rusisht.
Duke dënuar sulmet barbare në Ukrainë dhe duke bërë thirrje për ti dhënë fund dhunës, ai ka bërë thirrje për paqe:
"Edhe një herë, shpreh solidaritetin tim me popullin ukrainas, i cili vuan çdo ditë nga sulmet brutale: njerëzit e zakonshëm po paguajnë për to. Le të lutemi së bashku që Zoti të tregojë rrugën për t’i dhënë fund kësaj lufte të çmendur!”, ka shkruar ai në faqen e tij zyrtare në Twitter.
Поновлюю мою близькість із українським народом, який щоденно страждає від брутальних обстрілів, за які розплачуються звичайні люди. #МолімосяРазом, аби Господь Бог показав дорогу, як покласти край цій божевільній війні!
— Pope Francis (@Pontifex) July 10, 2022