Ia hedhin paq pasi u goditën nga orteku i dëborës në malet e Azisë, turisti filmon të gjithë ngjarjen (Video)

Një oficer i Ushtrisë Britanike i cili i mbijetoi rënies së një orteku të madh ndërsa ishte në një turne malor, ka postuar pamjet dramatike të incidentit në Kirgistan.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nëntë britanikë dhe një amerikan ishin në një udhëtim në malet Tian Shan në Azinë Qendrore kur orteku papritmas vërshoi drejt tyre.

Harry Shimmin, 27 vjeç, ishte ndarë nga grupi për të bërë foto kur dëgjoi "tingullin e akullit të thellë që përplasej pas tij".

Ai kapi pamjet e momentit kur orteku filloi të bjerë nga një majë e largët dhe mori rrugën drejt tij, duke mbledhur akoma dhe më shumë dëborë, përpara se përplasej pas një shkëmbi.

Fatmirësisht të gjithë personat shpëtuall gjallë atë ditë, kurse vetëm njëri prej tyre u lëndua keq në gju.