Bidenit nuk i premton mosha/ Zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë, të shqetësuar për gjendjen e presidentit

Presidenti Biden ka njoftuar se do të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2024, por gazeta prestigjioze Nju Jork Tajms ka mësuar se disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë janë të shqetësuar seriozisht për gjendjen e tij, të shkaktuar nga mosha.

Presidenti më i vjetër i Amerikës është duke testuar kufijtë e presidencës.

Kështu raporton gazeta prestigjioze New York Times duke cituar disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Mosha e presidentit Joe Biden është bërë një çështje në Shtëpinë e Bardhë sipas gazetës e cila citon një numër zyrtarësh të paidentifikuar, të cilët pretendojnë se energjia e liderit të Amerikës nuk është ajo që ka qenë dhe ata rrëfejnë se kujdesen në heshtje për të.

Mosha e presidentit po ndikon në rutinën e tij, pasi Shtëpia e Bardhë detyrohet të shtyjë vizitat e Biden jashtë vendit.

Vizita 4-ditore e 79-vjeçarit në Lindjen e Mesme, e cila nisi të hënën ishte përcaktuar për t’u kryer direkt pas udhëtimit të tij në Evropë muajin e kaluar, por ajo u refuzua nga presidenti Biden.

Disa zyrtarë aktualë dhe ish-funksionarë të lartë në Shtetet e Bashkuara këmbëngulën se presidenti mbetet i angazhuar itelektualisht gjatë gjithë presidencës së tij, duke kritikuar ndihmësit e tij dhe duke i rishikuar fjalimet deri në minutën e fundit.

Por megjithatë zyrtarët kanë pranuar se ata po e ruanin atë në heshtje në rast të problemeve të mundshme.

Lista e incidenteve shqetësuese përfshinte incidentet e Biden ose gafat gjatë fjalimet publike.

Sipas New York Times, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë mbajnë frymën për të parë nëse ai ia del deri në fund pa një gafë.

79-vjeçari është presidenti më i vjetër i Shteteve të Bashkuara, pasi ai është një vit më i madh se Ronald Reagen, kur ai përfundoi mandatin e tij të dytë.

Sipas NYT, Biden do t'u kërkonte amerikanëve një mandat të dytë në vitin 2024, megjithëse ai do të ishte 86-vjeç në përfundim të tij në 2028.

Sipas një sondazhi në fund të muajit të kaluar nga Harvard CAPS–Harris Poll, rreth 64% e votuesve besojnë se ai është shumë i vjetër për të qenë president dhe mbi 70% do ta kundërshtonin ofertën e tij për të kandiduar për një mandat të dytë.