"Për shkak të riparimeve, Nord Stream do të mbyllet deri në 21 korrik", Rusia lë Evropën 10 ditë pa gaz
Kompania Gazprom ka njoftuar një ndërprerje 10-ditore të furnizimit të Evropës me gaz natyror për mirëmbajtjen e tubacioneve. Megjithëse procesi ka qenë rutinë edhe vitet e kaluara, Berlini dyshon se Moska nuk do ta furnizojë më Evropën.
Dërgesat e gazit natyror të lëngshëm nga Rusia për në Evropës përmes gazsjellësit Nord Stream do të pezullohet përkohësisht deri në 21 korrik.
Sipas gjigantit të energjisë, Gazprom pezullimi 10-ditor po kryhet për shkak të punës së planifikuar vjetore të mirëmbajtjes së tubacionit.
Gazi rus do të vijojë të hyjë në Evropën Perëndimore dhe atë Qendrore vetëm përmes Ukrainës.
Vitin e kaluar, riparimi i gazsjellësit është kryer në mesin e korrikut, nga data 13 deri më 23 korrik dhe Gazprom këmbëngul se partnerët e Moskës u njoftuan në përputhje me Rregulloren e BE-së për ndërprerjen e gazit.
Dërgesat e gazit përmes Nord Stream në vitin 2021 shënuan një rekord historik, duke importuar rreth 59 miliardë metra kub.
Autoritetet gjermane kanë deklaruar se Rusia mund të ndërpresë furnizimet me gaz pas përfundimit të riparimeve të Nord Stream, duke e përballur kontinentin me mungesa të gazit.
