Tragjike, vogëlushi humb jetën pasi u fut brenda lodrës me helium
Ai donte të befasonte prindërit e tij, por vdiq në një aksident të tmerrshëm.
Karlton Noah Donaghey po luante me një tullumbace në formë dinosauri, kur hyri brenda saj dhe humbi jetën tragjikisht, i helmuar nga helium me të cilën ishte fryrë lodra.
Fëmija vdiq pas gjashtë ditësh ne koma, pasi mjekët ishin përpjekur ta sillnin ne jete, por gjithçka ishte e kotë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Dunston County. Shtypi lokal raportoi se fëmija u gjet i shtrirë në dyshemenë e shtëpisë nga nëna e tij, Lisa Donaghey, 43 vjeçe, me kokën dhe qafën e mbuluar nga tullumbacja.
Djali ishte përpjekur të futej brenda dinosaurit plastik i cili ishte praktikisht aq i madh sa ai. Mirëpo, heliumi në brendësi të aparatit për fryrje e bllokoi atë dhe e helmoi.
Djali humbi jeten më 29 qershor vetem gjashtë ditë në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Newcastle-upon-Tyne.
Do të nevojiten teste të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes, por helmimi me helium është hipoteza më e mundshme.
Nëna e Karltonit u bëri thirrje të gjithë prindërve për rrezikun e këtyre lojërave: “Kini kujdes, nuk uroj që dikush të përballet me dhimbje kaq të forta sa unë”.
