Twitter vazhdon të humbasë terren në bursë

Twitter po humbet ende terren në bursë pasi braktisi planet për ta blerë Elon Musk.

Aksionet e kompanisë amerikane ranë 7.8% në 33.93 dollarë, pasi humbën 9% në tregtimin pas mbylljes të premten e kaluar.

Çmimi është shumë larg nga 54.20 dollarët e ofertës së paraqitur nga Musk në prill dhe mes analistëve tashmë ka nga ata që parashikojnë një rënie nën 30 dollarë për aksion.

Ndërkohë, është paralajmëruar një betejë e furishme ligjore mes rrjetit social dhe pronarit të Telsës. 

Twitter do t'i drejtohet Wachtell, Lipton, Rosen & Katz, emra të shquar në Amerikë, me synimin për të ngritur një padi që në fillim të kësaj jave.

Duke punësuar Wachtell, Twitter do të ketë avokatë duke përfshirë Bill Savitt dhe Leo Strine, të cilët kanë shërbyer si nëpunës të Gjykatës së Kancelarisë së Delaware, gjykata ku do të trajtohet çështja.  Përfaqësuesit ligjorë të Musk janë Quinn Emanuel Urquhart dhe Sullivan LLP.