Pse moshat nën 40 vjeç po shfaqin tumore në tru?
Tumoret e trurit janë shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në moshën nën 40 vjeç.
Ka pasur sugjerime se kjo është për shkak të faktorëve të rrezikut mjedisor, përdorimit të telefonit celular dhe madje edhe lidhjes me kimikate që po rrezikojnë punëtorët si piktorët dhe parukierët.
Mjeku Rovel Colaco nga Anglia tha e rritja është për shkak të plakjes së popullsisë.
Megjithëse lënia e duhanit , ulja e konsumit të alkoolit, ushtrimet dhe ushqimi i shëndetshëm ndihmon në shmangien e kancerit, mënyra e jetesës nuk konsiderohet si një shkak kryesor i tumoreve të trurit.
Colaco tha: “Në shumicën e rasteve, ata që diagnostikohen me tumore të trurit janë thjesht shumë të pafat. Unë mendoj se nëse do të fajësoheshin telefonat celularë, rritja do të ishte edhe më e madhe.
Simptomat dhe shenjat paralajmëruese përfshijnë dhimbje koke, konvulsione, shikim të turbullt, probleme në të folur ose ndryshime në lëvizje, të ngjashme me një goditje në tru .
Hulumtimet rreth tumorit të trurit thonë se tumoret e trurit vrasin më shumë njerëz nën 40 vjeç se çdo kancer tjetër, vrasin më shumë fëmijë sesa leuçemia , më shumë burra nën 45 vjeç sesa kanceri i prostatës dhe më shumë gra nën 35 vjeç sesa kanceri i gjirit.
Ekzistojnë më shumë se 130 lloje të tumoreve të trurit kërcënues për jetën, duke përfshirë shumë që janë jo kanceroze, por fatale nëse nuk trajtohen.
