Viroza me temperaturë të lartë, mjekët: Fëmijët paraqiten me të vjella dhe diarre, temperaturë deri në 40 gradë
Temperaturë e lartë, të vjella dhe diarre janë disa nga simptomat që shkaktojnë te të vegjlit virozat që janë përhapur këtë qershor.
"Pjesa më e madhe e fëmijëve në këtë periudhë kanë patur infeksion të rrugëve të sipërme respiratore që shoqërohen me temperaturë të lartë 39-40, e vështirë për tu kontrolluar në banesë dhe vështirë për të reaguar nga antiperetikët e zakonshëm që prindërit përdorin në banesë," tha mjeku.
Mjeku pediatër Bektash Mandri thotë se përveç virozvae te të vegjlit po hasen shpesh edhe infeksionet bakteriale.
"Nga ekzaminimet që kemi bërë, pjesë më e madhe ka qenë ka qenë infeksione bakteriale dhe jo infeksione virale dhe kryesisht kanë qenë grupmoshat parashkollore nga 1-7 vjec. Tek fëmijët më të rritur rastet kanë qenë më të rralla," tha mjeku.
Kujdes duhet treguar me temperaturën e lartë. Nëse ajo kalon mbi 39 gradë prindërit duhet t`i drejtohen qendrave shëndetësore.
"Në temperaturën 38.5 duhet të jepet antiperetiku dhe nëse temperatura është e vazhdueshme duhet të kontrollohet; paracetamoli ka një kohëzgjatje prej 4 orësh. Ka raste kur tempratura është rebele, shkalla e infeksionit është e lartë, mund të jetë virale ose bakteriale, prindi duhet të kombinojë në herë t'i japë paracetamolin dhe një herë t'i japë neurofenin," tha ai.
Kondicionerët mund të shkaktojnë ftohje ndaj rekomandohet që temperature e ambiebnteve të brendshme të mos jetë më e ulët se 25 gradë celcius.
"Kemi patur dhe virozat e stinës apo ftohjet e zakonshme nga ajri i ftohtë apo kondicionerët," tha mjeku.
Mjekët këshillojnë prindërit që të mos i ekspozojnë fëmijët në orët e pikut ateherë kur rrezatimi është i lartë si dhe ti ushqejnë shëndetëshëm.