Virozat e stinës, mjekja Brati: Rekord rastesh me problemet e bajameve
Mjekja pediatre Sonila Brati gjatë një interviste për "Ditë e Re" ne RTV ORA foli rreth virovaze të kësaj stine.
Sipas mjekes janë shtuar virozat krahasur me vitin e kaluar. Teksa tregon se cilat janë ato viroza që prekin më shumë fëmijët por dhe të rriturit këtë stinë Brati tha se problemet e bajameve këtë periudhë kanë qenë shumë të mëdha.
Sonila Brati: Problemi është që janë shtuar shumë virozat dhe nga viti në vit kanë një shtim më të madh krahasuar me vitin e kaluar. Kjo dhe për shkak të pandemisë, vjet e cila ishte më në fokus dhe virozat u vunë më në hije. Ajo çfarë po vëmë re këto ditë tek fëmijët janë temperaturat e lartë që shkojnë deri në 39 e 40 gradë. Tani vera, vapa por dhe frekuentimi i plazheve dhe pishinave shton problematika të tjera. Pishina për faktin që ka njerëz dhe ka më shumë mundësi për infeksione të lëkurë, prezent janë problemet e veshit. Problemet e bajameve këtë periudhë kanë qenë shumë të mëdha. Ka raste pa fund, tek të rriturit kemi pasur një rekord por dhe tek fëmijët. Të paktën nëse ne bënim 30 vizita në një turn minimumi gjysma prej tyre mund të ishin me bajame. Pastoaj infeksione të tjera janë pak më pakë, bronkopneumonia më pak në këtë periudhë dhe diarre e të vjella janë preent dhe për shkak të temperaturave të larta.