Rikthehet Covid-19 në vend: 973 raste të reja, dy vdekje dhe 5,332 persona aktivë

Dy qytetarët të moshave 71 dhe 75 vjeç humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit nga Covid.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se 973 persona rezultuan të infektuar me virus pas kryerjes se afro 2 mijë testimeve.

Numri më i lartë i personave të prekur u regjistrua në Tiranë me 394 raste në 24 orë.

Në Spitalin Covid 3 në kryeqytet po rritet ditë pas dite numri i personave që kanë nevojë për trajtim të specializuar.

Nën kujdesin e mjekëve ndodhen 29 pacientë.

Të mërkurën, pavarësisht shtimit të infektimeve, Komiteti i Ekspertëve nuk ndryshoi masat kufiziuese por u bëri thirrje qytetarëve që të vaksionohen.

Të infektuarit janë në këto bashki:

394 në Tiranë, 97 në Fier, 56 në Durrës, 44 në Berat, 34 në Kamëz, 33 në Vlorë, 29 në Shkodër, 25 në Lushnje, 24 në Lezhë, 23 në Sarandë, nga 18 qytetarë në Patos, Gjirokastër, 15 në Krujë, nga 12 qytetarë në Vorë, Elbasan, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Dimal, Peqin, nga 6 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Mat, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Pogradec, Kuçovë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Has, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Rrogozhinë, Konispol, Memaliaj, Maliq, Cerrik, Gramsh, Prrenjas. 

Statistika (7 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         973

Të shëruar në 24 orë       416

Të shtruar në spitale         29

Humbje jete në 24 orë      2

Testime ditore                 2100

Testime totale                 1,860,959

Raste pozitive                 285,731

Raste të shëruara             276,889

Raste Aktive                        5,332

Humbje jete                         3,510

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                             3,236

Fier                                 488

Durrës                            331

Vlorë                               288

Shkodër                          276

Berat                              179

Lezhë                              139

Elbasan                            134

Gjirokastër                       129

Korçë                               71

Dibër                                43

Kukës                               18