Infarktet në plazhe, flet mjeku Gishto: Duhet të parapërgatisni trupin përpara se të futeni në ujë
Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell na rrezokon të gjithëve njëlloj, por më të riskuar janë ato që vuajnë nga patologji kardiake.
Taulan Gishto: Për meshkujt mbi 45 vjeç dhe për femrat mbi 55 vjeç sidomos për ato që kanë një sëmundje kardiovaskulare, pra kanë një diagnozë.
Në verë janë të shumta rastet e infarkteve e veçanërisht në plazhe. Mjeku kardiolog Taulan Gishto teksa shpjegon arsyet thotë se më të rrezikuarit janë të moshurit.
Taulan Gishto: Ndodh tek ato që janë normal por si pasojë e ndryshimit të temperaturave pësojnë një mbledhje të arterjeve koronare në mënyrë të njëhershme të temperaturës nga i ngrohti në të ftohtë. Pra nga çadra shkojnë në ujë, uji është i ftohtë dhe kjo bëhet shkak për prodhimin e një infarkti akut ose të një aritmie të menjëhershme e cila i merr jetën individit në moment. Grupi tjetër janë individ që vuajnë nga zemra.
Por ka disa mënyra se si mund të shmanget shfaqja e problemeve kardiake për ato që ekspozohen në temperatura të larta dhe frekuentojnë plazhet.
Taulan Gishto: Duhet të parapërgatisin trupin përpara se të futen në ujë. Në momentin që një person futet në ujin e ftohtë duhet të ketë një përgatitje trupi në mënyrë që të mos ndjehet diferenca e madhe e temperaturës.
E rëndësishme gjatë ditëve të nxehta është shmangia e orëve kur temperaturat arrijnë pikun.
Taulan Gishto: Duhet të jenë shumë të kujdesshëm në lidhje me hidratimin. Duhet të jenë gjith kohës të hidratuar me lëngje dhe me ushqime që kanë përmbajtje të klatrtë mineralesh si zarzavatet dhe fruta perime.

