Rriten rastet me insificiencën kardiake, mjeku Goda: Shkak pandemia dhe përkeqësimi i stilit të jetesës

Pandemia dhe stili i keq i jetesës kanë ndikuar në shtimin e rasteve të infarkteve vitet e fundit në Shqipëri.

Të moshuarit janë më të prkurit por nuk përjashtohen as të rinjtë.

Artan Goda: Në përgjithësi ka një rritje të numrit të infarkteve. Kjo lidhet më stinën siç herë pas here trumpetohet, por në përgjithësi është një rritje e cila lidhet me përkeqësimin e stilit të jetesës, lëvije më pak, yndyrna më shumë, hipertension i pamjekuar, diabet i pamjekuar. Të gjitha këto çojnë në sëmundjet kardiake.

Mjeku Artan Goda thotë se infarkti por dhe sëmundjet e tjera të zemrës çojnë në pamundësi të emrës për të siguruar fluksin e nevojshëm të gjakut në përputhje me kërkesat e organizmit.

Artan Goda: Numri i të sëmuarëve më insuficiencë kardiake ka ardhur duke u shtuar në vendin tonë.

Në të gjithë botën llogriten rreth 63 milion njerëz që vuajnë nga insuficienca kardiake. Mortaliteti është i lartë, megjithatë përparimi i shkencës dhe mjekimet e reja kanë bërë të mundur që pacientët e prekur nga kjo sëmundje të jetojnë më gjatë.