A është "rikthyer" sërish Covid-19? Ja çfarë thotë epidemiologu Ali Mehmeti

Me rritjen e rasteve ditët e fundit në Shqipëri dhe botë, është rikthyer dhe një panik tek njerëzit për një përkeqësim të situatës dhe rikthim të shifrave të larta.

Por sa të rrezikuar jemi sot në Shqipëri nga Covid-19? Ja çfarë thotë epidemiologu.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ali Mehmeti: "Sigurisht që kemi rritje të rasteve. Ka një valë të re, e ka e gjithë Europa. Por, ne e studiojmë epidemiologjikisht nga vendet nga ku nis. Kjo histori filloi në Afrikën e Jugut, diku në gjysmën e prillit. Por kujdes Afrika e Jugut është një hemisferë tjetër, ishte dimër.  Për të kuptuar se cfarë ndodh ne shohim gjithmonë në hemisferën jugore, kur në futemi në stinët e ngrohta. Pati një nënvariant të Omicron; BA5. Ky variant i zhvilluar nga i pari nuk ishte më i shpejtë, por duket se deri diku e kalon atë mbrojtjen imunitare dhe të bën pozitiv."

Ne e kemi thënë disa herë që nuk ka rëndësi sa njerëz janë pozitiv. Numri i vërtetë është ai spitalor, pra sa njerëz bëhen për spital.Sa njerëz sëmuren rëndë, sa njerëz humbin jetën.

Për momentin janë mes 20-30 njerëz në Shqipëri. Sigurisht ka pasur një rritje sepse kemi qenë deri tek 4-5 të shtruar rreth një muaj më parë."

Sipas Mehmetit kjo rritje e rasteve që po ndodh tani nuk mund të krahasohet me valët e mëparshme, pasi kishte mbi qindra raste.

Ai thekson gjithashtu se shumica e rasteve tani duket se janë njerëz që nuk e kanë kaluar më parë.