Si të trajtojmë temperaturën e fëmijëve gjatë verës? Ja çfarë na sugjeron pediatrja
Me stinën e verës shtohen dhe rastet e rritjes së virozave me temperaturë të lartë tek fëmijët.
Shkaqet për këtë mund të jenë nga më të ndryshmet sipas pediatres Sonila Brati që nga përdorimi i kondicionerëve tek frekuentimi i plazheve, pishinave etj.
Por si të mund ta trajtojmë temperaturën e fëmijës dhe kur është e nevojshme ta ojmë tek mjeku?
Sipas pediatres Brati jo cdo temperaturë duhet vëzhguar nga mjeku. Ka raste që temperaturat, thotë ajo, zgjasin vetëm 24 orë dhe bien.
“Nëse temperature vazhdon për tre ditë atëherë duhet drejtuar tek mjeku. Nëse është vetëm 24 orë mund të trajtohen me ibuprofen apo paracetamol. Nëse temperature shoqërohet me simptoma të tjera si rrufë, dhimbje fyti mund të drejtohemi tek mjeku, por ndihma e parë gjithmonë duhet të jepet në shtëpi nga prindi.”
Në rast se hasemi me një situatë të tillë gjatë pushimeve jo domosdoshmërisht duhet të ndërpriten pushimet, thotë doktoresha. Kjo varet nga shëndeti i fëmijës, nëse e ka të nevojshme për pushim apo jo.
“Nuk rekomandohet ekspozimi i fëmijëve në diell përhgjatë orëve të pikut 11:00- 17:00. Duhet të përdoren kremra mbrojtës për lëkurën dhe shumë e rëndësishme është ushqimi. Zarzavetet me % të lartë uji dhe sidomos mkonsumimi i shumtë i ujit. Gjithashtu kondicioneri duhet të mbahet në një temperaturë konstante,” sugjeron pediatria.