Insuficienca kardiake/ “Verquvo” ilaçi më i ri që mbron zemrën tani edhe në Shqipëri

Rastet me insuficiencë kardiake janë shtuar vitet e fundit në Shqipëri. Për t`ju ardhur në ndihmë pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje në vendin tonë ka mbërritur “Verquvo” një medikament i ri prodhuar nga kompania gjermane Bayer Pharma.

Incidenca e sëmundjeve të zemrës është shtuar edhe më shumë pas pandemisë. Në të gjithë botën këto sëmundje kanë 3 herë më shumë të prekur se tumoret, çka kërkon rritje të masave parandaluese dhe trajtimit mjekësor.

Numri i infarkteve është i lartë jo vetëm prej saj por edhe për shkak të faktorëve të tjerë të riskut si stili i jetesës apo disa sëmundje të tjera të pamjekuara.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Finalja e  këtyre sëmundjeve është ajo që quhet insuficienca kardiake.

Sipas mjekëve sa më shumë dëmtohet muskuli i zemrës aq më shumë shtohet insuficenca kardiake.

Ata shprehen se numri i rasteve është shtuar.

Por për t`i ardhur në ndihmë pacientëve me insuficiencë kardiake të avancuar, një medicament i ri prodhuar nga kompania gjermane Bayer Pharma vjen tashmë edhe në Shqipëri, madje më shpejt se në shumë vende të tjera europiane.

Verquvo është emri i medikamentit që mbron zemrën duke mbajtur nën kontroll insuficencën kardiake.

Mjekët e tjerë kardiologë të pranishëm gjatë prezantimit të Verquvos referuan gjithashtu  mbi avantazhet e këtij medikamenti si dhe shifra e raste studimore mbi problematikën e insuficiencës kardiake.

Insuficienca kardiake/ “Verquvo” ilaçi më i ri që

Insuficienca kardiake/ “Verquvo” ilaçi më i ri që