Shtatzënia: Ja faktori që rrit rrezikun e abortit me 44%

Një shtatzëni mund të jetë më e sigurt në një kohë, por më e prirur ndaj rrezikut të abortit në një tjetër.

Në cilën kohë të vitit gratë shtatëzëna duhet të jenë më të kujdesshme?

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një zbulim i ri u bë nga një ekip shkencëtarësh amerikanë, të cilët zbuluan se rreziku i një femre për të abortuar ndryshon në varësi të stinëve.

Hulumtimet nxjerrin në pah verën si periudhën më të rrezikshme për shtatzëninë. Ekipi shkencor që drejtoi studimin në fjalë, i cili zgjati 8 vjet, ndoqi rreth 6000 shtatzëni në Shtetet e Bashkuara.

Studiuesit përdorën të dhëna nga një program i vazhdueshëm i Institutit Kombëtar të Shëndetit që filloi në vitin 2013 për të rekrutuar gra që përpiqeshin të lindnin dhe t'i ndiqnin ato derisa të lindin.

Rreziku i abortit lidhej me ekspozimin e lartë ndaj nxehtësisë. Studimi i ri zbuloi se rreziku i abortit, në Amerikën e Veriut, është rritur me 44 % në fund të gushtit në krahasim me fundin e shkurtit.

Doktoresha Amelia Wesselink, asistent profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Shëndetit Publik të Bostonit, tha:

 “Ne zbuluam se rreziku i abortit, veçanërisht rreziku i abortit spontan ‘të hershëm’ para javës së tetë të shtatzënisë ishte më i lartë në verë."

Gratë në jug dhe perëndim të SHBA-së kishin më shumë gjasa të humbnin shtatzëninë në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit.

Gjeografikisht, këto ishin rajonet ku muajt e verës janë më të nxehtë, duke përforcuar teorinë se ekspozimi ndaj nxehtësisë mund të jetë shkaku.