Kohëzgjatja e gjumit ka rëndësi për shëndetin e zemrës
Nëse keni nevojë për një arsye tjetër për të fjetur mjaftueshëm, ja ku është: Mund të ndihmojë shëndetin tuaj të zemrës.
Shoqata Amerikane e Zemrës shtoi kohëzgjatjen e gjumit në listën e saj të kontrollit të shëndetit kardiovaskular.
Lista e përditësuar u botua të mërkurën në revistën zëvendësoi elementët e rënditur në "Life's Simple 7" të shoqatës, që ishte përdorur që nga viti 2010.
Përveç gjumit, lista e re përmbante kategoritë rënditura më parë që ndikojnë në shëndetin e zemrës si: dieta, aktiviteti fizik, ekspozimi ndaj nikotinës, indeksi i masës trupore, lipidet e gjakut, glukoza në gjak dhe presioni i gjakut.
Kohëzgjatja e gjumit u rendit në listë pasi studiuesit ekzaminuan gjetjet e reja shkencore që zbuluan se gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës.
Çfarë konsiderohet si gjumë i shëndetshëm?
Të rriturit duhet të flenë shtatë deri në nëntë orë çdo natë, tha Raj Dasgupta, një profesor klinik në Shkollën e Mjekësisë Keck të Universitetit të Kalifornisë Jugore në Los Anxhelos.
Megjithatë, njerëzit duhet të kenë gjumë cilësor për të korrur përfitimet, tha ai.
Një person kalon nëpër faza të shumta gjumi. Nëse zgjoheni gjatë gjumit, kjo do t'ju pengojë të shkoni në ato faza më të thella. Dhe kjo gjë sipas mjekut mund të çojë në presion të lartë të gjakut dhe rritje të niveleve të sheqerit në gjak, gjë që lidhet me diabetin dhe obezitetin, tha ai. Këto kushte kontribuojnë në uljen e shëndetit të zemrës./CNN/