Borrell dhe Blinken: Avancimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, çelës për forcim të Europës
Përfaqësuesit të Lartë të BE Zëvendëspresidenti Josep Borrell dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken për mbështetjen për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE në një deklaratë të përbashkët u shprehën se avancimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriut në BE janë çelës për forcimin e kontinentit europian.
Duke sjellë në vëmendje momentin kritik në të cilin ndodhet europa për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës ata deklaruan se avancimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit
“Në këtë moment kritik të historisë evropiane, të shënuar nga agresioni i pajustifikueshëm i kryer nga Rusia kundër Ukrainës, avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian. Të udhëhequr nga vlerat e përbashkëta dhe standardet dhe standardet e BE-së, të dy vendet janë gati të ndërmarrin hapin tjetër drejt anëtarësimit në BE.”
Gjithashtu Borrell dhe Blinken u shprehën se një mirëpresin propozim kompromisi që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok.
“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor. Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, thuhet në deklaratë.
