Japoni/ Dalin pamjet nga momenti i atentatit të ish-kryeministrit (Video)
Në rrjetet sociale po qarkullon një video që tregon momentin e plagosjes së ish-kryeministrit. Në video dëgjohen dy të shtëna të forta të shoqëruara nga tym.
Exclusive footage of attack on #ShinzoAbeShot #SudarshanNews pic.twitter.com/0PiLHaic9a
— Suresh Chavhanke “Sudarshan News” (@SureshChavhanke) July 8, 2022
Ish-kryeminitsri i Japonisë po lufton me jetën në spital teksa ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme me dy pluma gjatë një fjalimi.
Vëllai më i vogël i Shinzo Abe ka deklaruar për gazetarët në Tokio se ish-kryeministri aktualisht po merr transfuzion gjaku në spital dhe se po bëhen përpjekje për t'i shpëtuar jetën.
Nobuo Kishi, i cili shërben si ministër i mbrojtjes në qeverinë japoneze, shton se pavarësisht nga motivet e sulmuesit, sulmi është një akt i pafalshëm.
Zyrtarët më herët thanë se Abe u qëllua në qafë dhe gjoks dhe kishte pasur gjakderdhje të konsiderueshme të brendshme.
