Familja helmohet nga ushqimi në Sharm el Sheik, vdes në spital 11-vjeçari
Një vogëlush i quajtur Andrea Mirabile vdiq në moshën 6-vjeçare, ndërsa së bashku me prindërit ishte me pushime në Sharm el Sheik.
Çifti i martuar u drejtua me një ambulancë në dhomën e urgjencës për shkak të helmimit me ushqim.
“Dje rreth orës 11 djali im më njoftoi me telefon për gjendjen e tij shëndetësore. Më tregoi se si saktësoi se nuk merrte dot frymë. Nuk më tha asgjë për shkakun e vdekjes së fëmijës, ai nuk më shpjegoi se çfarë ndodhi” - tha gjyshi i fëmijës, Salvatore Mirabile.
Antonio Mirabile u shtrua në repartin e mjekësisë së përgjithshme, ndërsa Rosalia Manosperti, 4 muajshe shtatzënë, në gjinekologji.
Mirabile, 46 vjeç, një punonjës i Anas, gruaja e tij Rosalia Manosperti dhe djali i tyre 6-vjeçar Andrea, ishin me pushime në një resort në Sharm el Sheik kur u sëmurën të premten.
Fëmija dhe babai më rëndë, nëna me simptoma më të lehta. Prindërit e fëmijës vendosën të shkonin në zyrën e mjekut ku u trajtuan me një solucion fiziologjik dhe disa pilula për të trajtuar helmimin nga ushqimi.
Gjendja e fëmijës u përkeqësua dhe të shtunën u thirr një ambulancë, por fëmija nuk ia doli me gjithë tentativat. Në trupin e Andreas u krye një autopsi dhe drejtësia egjiptiane hapi një hetim për rastin.
Trupi i fëmijës do të arrijë të shtunën me një fluturim nga Sharm-Fiumicino, Fiumicino-Palermo.
